Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra, në panel edhe ish – portieri i Vllaznisë, Arvid Hoxha, me banim në SHBA

Fitorja e Vllaznise 2 me 1 ndaj Laçit për javën e 18-të të Superiores është analizuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes” transmetuar mbrëmjen e së shtunës në RTSH Shkodra.
Së bashku me trajnerin e futbollit, Samuel Nikaj, dhe specialistin e gjykimit ,Agron Kastrati, i ftuar në panel ka qenë edhe ish- futbollisti kuqeblu Arvid Hoxha, i cili prej shumë vitesh jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesë e këtij emisioni ishte edhe lidhja e drejtperdrejtë nga Italia me trajnerin e Vllaznisë në futboll femra për suksesin e arritur si fitues i Turneut Ndërkombëtar të futsallës, zhvilluar në Romë.