Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Opinionet e trajnerit Lika dhe gazetarëve sportiv Hasani dhe Çinari

Fitorja e Vllanzisë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0, e vlefshme për javën e 12-të të Superiores është analizuar mbrëmjen e së dielës në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”.
Gazetari dhe komentatori i njohur i TVSH-së, Alban Hasani, i cili transmetoi takimin për kanalin RTSH Sport, vlerëson lojën e Vllaznisë në lidhje të drejtpërdrejtë me skajp.
Ndërkohë, pasi kanë analizuar sfidën në fjalë, trajneri i futbollit Haris Lika dhe gazetari sportiv Andri Çinari, flasin edhe për ndeshjen e javës së 13-të, Egnatia-Vllaznia.
Java e 12-të e kategorisë Superiore mbyllet mbrëmjen e së hënës me tre takimet e tjera: Bylis-Laçi, Partizani-Teuta dhe Elbasani-Dinamo.