Fitorja me Flamurtarin dhe prag- Partizani / Të ftuarit në Studio Sport, optimist për këtë Vllazni
Ecuria e rezultateve pozitive të Vllaznisë, ku fitorja me Flamurtarin dhe kualifikimi në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ishte e gjashta radhazi për kuqeblutë, janë analizuar me profesionalizëm edhe nga paneli i emisionit Studio Sport i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra. Apollon Haxhi analist sporti, Arbër Shytani trajner futbolli dhe Florind Bardulla futbollist, pasi përcollën nota shumë vlerësuese për paraqitjen pozitive të Vllaznisë së dy Osmanëve, u shprehën optimist për një fitore edhe me Partizanin në fundjavë.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për futbollin e femrave, lojrat me dorë, futsallën, kategorinë e dytë, futbollin e moshave dhe boksin.