Fitorja ndaj Feyeenord vlen 11 milionë euro

Milanin vazhdon

Kardinale i ka dhënë ultimatum Milanit. Skuadra e Konseisaos duhet të kalojë Fejënordin dhe të kualifikohet në fazën e 16-shes së Champions League. Padroni i Milanit kërkon paratë që vijnë nga kjo veprimtari, pasi çdo kualifikim siguron të ardhura të majme për arkat e klubit. Nëse Milani kalon play-off-in, në arkat e klubit kuqezi kalojnë plot 11 milionë euro.

Çështja e para për Milanin vazhdon të jetë shumë e rëndësishme. Duke u kualifikuar në 1/8 e Champions League, Milani do të kompensonte financiarisht, gabimin e bërë në ditën e fundit të fazës së grupeve kur u mund nga Dinamo e Zagrebit, duke dalë nga tetë të parët e kualifikuar direkt. E fitorja ndaj Fejënordit do t’i sillte klubit edhe 11 milionët që UEFA garanton për ata që kalojnë play-off-in.

Kjo shumë do t’i shtohej 61.3 milionëve që janë dhënë tashmë nga Nyon, për klubin e rrugës Aldo Rossi pas tetë ndeshjeve të para si tarifë e rrugëtimit të deritanishëm në Champions League. E megjithatë, përveç përfitimit financiar, për klubin është shumë e rëndësishme përmbysja e rezultatit në Holandë dhe rikthimi në raundin e 16-tëshes, pasi dështimit të këtij misioni në sezonin e kaluar.

Kuqezinjtë e kanë në ADN-në e tyre aventurën evropiane dhe kundër Feyenoord-it është koha për ta demonstruar këtë. Ndaj padroni Cardinale, i cili do ta shohë sfidën e së martës nga Shtetet e Bashkuara, ditët e fundit ka qenë në kontakt me Ibrahimovic dhe drejtuesit e tjerë. Ai shpreson për një tjetër gëzim në këtë 2025 që nisi me fitimin e superkupës së Italisë. E për të realizuar këtë ai jo më kot bëri shpenzime të mëdha gjatë merkatos së dimrit.

Tifozët me të drejtë mendojnë për kupat e fituara dhe ëndrra është të përditësojnë numrin e trofe të Champions League të fituara deri tani që janë 7. Ndaj ndeshja e së martës, kundër Fejënordit ka jo vetëm rëndësi prestigji, renditje në UEFA, por edhe arsye financiare. Bëhet fjalë për një merkato gjithnjë e më globale, Milan-Fejënord shkon përtej kalimit “të thjeshtë” në raundin tjetër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.