Fitorja ndaj Polonisë/ Rama: Silvinjo di të luajë nën trysni, vlerë e shtuar për kombëtaren

rama silvinio

rama silvinio

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të radhës ka bërë bashkë trajnerin e kombëtares shqiptare, brazilianin Silvinjo dhe zëvendësit e tij Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Teksa kombëtarja ka bërë një paraqitje dinjitoze pas fitores 2 me 0 ndaj Polonisë duke u renditur në krye të grupit E për Eliminatoret e Evropianit 2024, kryeministri Rama ka vlerësuar punën e Silvinjos dhe zëvendësve të tij duke theksuar se puna e tyre nën trysni është një vlerë e shtuar për kombëtaren shqiptare.

“Mendoj që keni një punë shumë të rëndësishme psikologjike për të bërë, sepse presioni mbi djemtë rritet, pritshmëritë e të gjithëve shtohen dhe ne të gjithë shpresojmë shumë që përvoja juaj në fushë, sepse jeni të tre kampionë të padiskutueshëm në jetën tuaj.

Keni patur mundësinë të luani në nivelet më të larta ndërkombëtare, të jeni nën trysni gjatë gjithë kohës dhe ndoshta kjo është një vlerë e shtuar për kombëtaren, tani që ju e dini si të ruani qetësinë në këto situata apo nuk është e lehtë që këtë t’ua përcillni djemve”, është shprehur Rama.

Nga ana e tij, Silvinjo ka treguar se sekreti i gjithçkaje është kontakti me lojtarët duke iu qëndruar afër

Jo, nuk është e lehtë, po ketë drejtë. Ne shkojmë aty të punojmë me të gjithë. Pjesë e rëndësishme e drejtimit është se ne nuk e humbasin kontaktin me lojtarin në këtë moment. Flasim me ta, shkojmë t’i shohim, jemi aty, praktikisht, iu qëndrojmë afër të gjithëve dhe kur vijnë sërish, e dinë tashmë çfarë do të gjejnë te ne në kuptimin e mesazhit, pra edhe kjo është një punë që e bëjmë, një punë që bëhet. Është e drejtë, përvoja është. Mendoj që ne kemi një përvojë të bukur në jetë”, u shpreh Silvinjo.

Ai shtoi se gjithë eksperiencën e tij kërkon t’ua transmetojë lojtarëve.

Si ish-futbollistë mund t’ua përcjellim këtë vërtet atyre, të vihemi në anën tjetër, kjo mendoj dihet. Ajo çfarë shqetëson është që në kombëtare është gjithnjë e vështirë, pasi vijnë nga shumë skuadra, ndërsa ne jemi gjithnjë aty dhe ata e dinë si lojtarë se, përveç ndonjë dëmtimi, do i shohim sërish pas 30 ditësh dhe nëse gjërat shkojnë mirë me të gjithë, do të rinisim në tetor të gjithë së bashku”, ka theksuar ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.