Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të vërtetë të çuditshme. Në Tajladë fituesi i “Khon Kaen Marathon” garoi me sandale. Keniani
Barnabas Kiplimo përshkoi 42.195 kilometrat për 2 orë, 18 minuta dhe 55 sekonda duke veshur sandale të veçanta, të pajisura me pllaka karboni.
Këto sandale janë një risi e firmës tajlandeze “VINGRUN”, e cila po bëhet gati për të konkuruar shtëpitë e mëdha të veshjeve sportive me risinë e saj. Super sandalet do të shiten duke nisur nga muaji mars dhe do të kushtojnë 169 $.