Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, hyn në grevë urie
Fituesja e çmimit Nobel për paqen të këtij viti, Narges Muhamedi, ka hyrë këtë të hënë në grevë urie në burgun famëkeq të Evinit në Teheran, ku po mbahet që nga viti 2021.
Shkak, refuzimi i autoriteve për t’i mundësuar kujdes shëndetësor asaj dhe të burgosurave të tjera, si dhe për të protestuar ndaj ligjeve që detyrojnë gratë iraniane të vendosin hixhabin.
Lëvizja lironi Narges Muhamedin u shpreh se aktivistja kishte dërguar një mesazh nga burgu i Evinit ku informonte familjen se kishte filluar një grevë urie. Prej javës, Muhamedi dhe avokati i saj kanë kërkuar që laureatja e çmimit Nobel të transferohej në një spital të specializuar për problem me zemrën dhe mushkëritë.
Sipas kësaj lëvizjeje, republika islamike është përgjegjëse për gjithçka që mund t’i ndodhë Nargesit. Ndërkohë, një tjetër aktivitet për të drejtat e njeriut, avokatja Nasrin Sotoudeh, ka nevojë për kujdes shëndetësore që vijon të mos i jepet.