Categories: BotaLajme

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, hyn në grevë urie

Fituesja e çmimit Nobel për paqen të këtij viti, Narges Muhamedi, ka hyrë këtë të hënë në grevë urie  në burgun famëkeq të Evinit në Teheran, ku po mbahet që nga viti 2021.

Shkak, refuzimi i autoriteve për t’i mundësuar kujdes shëndetësor asaj dhe të burgosurave të tjera, si dhe për të protestuar ndaj ligjeve që detyrojnë gratë iraniane të vendosin hixhabin. 

Lëvizja lironi Narges Muhamedin u shpreh se aktivistja kishte dërguar një mesazh nga burgu i Evinit ku informonte familjen se kishte filluar një grevë urie. Prej javës, Muhamedi dhe avokati i saj kanë kërkuar që laureatja e çmimit Nobel të transferohej në një spital të specializuar për problem me zemrën dhe mushkëritë. 

Sipas kësaj lëvizjeje, republika islamike është përgjegjëse për gjithçka që mund t’i ndodhë Nargesit. Ndërkohë, një tjetër aktivitet për të drejtat e njeriut,  avokatja Nasrin Sotoudeh, ka nevojë për kujdes shëndetësore që vijon të mos i jepet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

12 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

13 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

13 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

13 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

13 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

13 hours ago

This website uses cookies.