“Fjala artistike”, përzgjidhen finalistët / Juria profesioniste përzgjodhi finalistët mes 150 fëmijëve pjesëmarrës

fjala artistike 2023
Në QKF “Kujtim Alija” është përmbyllur me sukses faza e përzgjedhjes së finalistëve të konkursit “Fjala Artistike” 2023. Prej 7 ditësh, rreth 150 fëmijë nga 45 shkolla 9-vjeçare publike dhe jopublike të bashkisë Shkodër u bënë pjesë e gjykimit nga juria. Ky konkurs paraqet rëndësi në disa aspekte.
Fëmijët më të talentuar në fushën e interpretimit janë vlerësuar nga një juri profesionistësh në fushën e artit në Shkodër.
Finalja e konkursit “Fjala Artistike” do të mbahet më 24 nëntor në mjediset e QKF “Kujtim Alija”.