Fjalimi i mbajtur para amerikanëve në “prime time” i presidentit amerikan Joe Biden ishte si tërheqja edhe një herë përpara e karvanit të demokratëve në një fushatë elektorale që po zhvillohet me intensitet.
Joe Biden ka edhe 6 muaj si president në detyrë dhe fjalimi i fundit ishte si një fjalim lamtumire. Ishte një fjalim gati për “vdekjen politike” të Joe Biden – një president që po zvarritet deri në përfundimin e mandatit të tij.
Presidenti Biden foli për arritjet në detyrë dhe shtroi një platformë për zgjedhjet. Ishte skenari i fushatës “mbrojtja e demokracisë” që i takon dikujt tjetër tani – Biden e huazoi atë për të theksuar vetëflijimin politik.
Fjalimi 11-minutësh ishte një përshtatje e vështirë në Televizion, ishte si të shikoje një fjalim nga ata klasikët, të vjetër e të lodhur në një kohë kur politika ka ecur përpara.
Fushata elektorale e demokratëve po që lëviz me shpejtësi, papritur u ndje sikur po tërhiqte edhe një herë karvanin e saj.
Premtimi i Bidenit se ai do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore do t’i bëjë strategët e partisë që të përplasen mes tyre.
Në këtë mënyrë, Biden do të shërbejë edhe 6 muaj në Zyrën Ovale. Sado që ai dëshiron të propagandojë se ka vendosur rekorde me qeverinë e tij, për të mirën e pasardhësit të tij, sërish ai mbetet një “rosë e çalë”.
Biden dëshiron që përparimi në paqen në Lindjen e Mesme të jetë pjesë e trashëgimisë së tij politike, por Netanjahu do të diskutojë për qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje me këdo që të jetë president, shkruan James Matthews, korrespondet i Sky News.
Statusi afatshkurtër i Presidentit Biden rrezikon të minojë autoritetin e tij në detyrë dhe në fushatën elektorale.
Tashmë Partia Demokratike ndjen një lehtësim pas ndryshimit të kandidatit Biden me Kamala Harris dhe arsyeja u pa edhe gjatë fjalimit të presidentit në prime time.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.