Fjalimi i Ramës, Basha: Dy orë fjalë pa fund, por dështoi në përpjekjen për të pastruar veten

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama para deputetëve socialistë dhe ministrave në Kryesinë e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Basha ironizoi fjalën e gjatë të Ramës, teksa e konsideroi si një “2-orsh me fjalë pa fund”.

Sipas Bashës, Rama tentoi të “pastronte veten”, por dështoi. Kryedemokrati akuzon kryeministrin si përgjegjës politik për rastet e korrupsionit në radhët e qeverisë.

“Fjalimi më i gjatë i një drejtuesi që nga koha e komunizmit. Dy orë për t’i mbushur mendjen qytetarëve se përgjysmimi i vendit në këto vite nuk janë përgjegjësi e Edi Ramës. 2 orë për t’i mbushur mendjen vetes se radha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nënë hetim për vjedhje, nuk janë në përgjegjësinë e Ramës dhe as qeverisë. 2 orë fjalë pa fund për të shpjeguar sikur të ishte 2-orëshi i parë i qeverisjes së tij dhe jo fundi. E vërteta dihet mirë nga çdo shqiptar.

Dukej se ky 2-orsh i dhimbshëm për t’u dëgjuar, u rëndon socialistëve, atyre që i janë përgjysmuar familjet. Në 2 orë, Rama dështoi të përmendte emrat e disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Asnjë vend tjetër nuk ka parë që një kryeministri t’i kapen në flagrancë zv.kryeministri, ministri, kryebashkiaku i tij i preferuar, dhjetëra drejtorë dhe ai të mos pranojë përgjegjësinë politike që ka për këtë orgji korrupsioni. Një përpjekje për të pastruar veten nga ajo që çdo kush e di”, tha Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.