Fjalimi i Vuçiq në OKB, Gërvalla: Përpjekje për të shtrembëruar historinë, SHBA dhe BE të dënojnë gjuhën e përdorur

4eb75227c32a4b5a8c34329974ab0652

4eb75227c32a4b5a8c34329974ab0652

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) në OKB.

Gërvalla shprehet se Vuçiq u përpoq që të krahasojë pavarësinë e Kosovës me agresionin në Ukrainë dhe kjo sipas saj është tentativë për shtrembërimin e historisë.

“Si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, dënoj fuqishëm dhe refuzoj tërësisht si të pavërteta dhe tentativën për të shtrembëruar historinë deklaratat e bëra nga Presidenti i Serbisë gjatë prezantimit të tij sot para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndër të tjera, ai e barazon agresionin rus në Ukrainë me pavarësinë e Kosovës, duke pretenduar paturpësisht se në vitin 2008 Serbia përjetoi atë që po kalon sot Ukraina”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ministrja theksoi se presidenti serb jo vetëm po tenton të deformojë historinë, por po keqpërdor rëndë platformën e OKB-së.

Gërvalla i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të dënojnë fjalimin e Vuçiqit.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së, të dënojnë një gjuhë të tillë të përdorur nga Presidenti i Serbisë në OKB dhe t’i kujtojnë atij detyrimet që ka marrë në Bruksel dhe Ohër”, thuhet më tej në komunikatë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.