Categories: LajmePolitikë

“Flaka” në Kuvend, SHBA- Britani e Madhe: Parlamenti të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve

Ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë shprehur të martën shqetësim për zhvillimet më të fundit në Kuvend, ku, ‘Rithemelimi’ i Berishës krijoi kaos, deri dhe në vënie zjarri brenda ambienteve ku zhvillohej seanca parlamentare për projektbuxhetin 2024.

Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

Ambasada amerikane, në reagimin e saj, nënvizon se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Britania e Madhe: Shumica dhe opozita të punojnë së bashku

Nga ana tjetër edhe ambasada britanike, nëpërmjet një reagimi, ndau të njejtin shqetësim. Nëpërmjet një deklarate ajo theksoi se “një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive”. Deklarata i bën “thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”.

“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.’- shkruan ambasada britanike.

Deputetë të Rithemelimit kanë zgjedhur rrugën e bllokimit të seancave të parlamentit, si dhe pengimin e punës së komisioneve parlamentare, si shenjë proteste ndaj asaj që ata pretendojnë se përbën “shkelje të së drejtave të kushtetuese”, lidhur me mohimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e Rithemelimit. Deputetë të Rithemelimit i vunë flakën dhe hodhën flakadanë gjatë zhvillimit të seancës plenare për projektbuxhetin 2024.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

8 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

8 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

9 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

9 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

10 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

10 hours ago