Flamuri 85-vjeçar në Lezhë – Objekti i ushtarakut italian Ferruccio Ranza do të ekspozohet në muze

Një flamur 85-vjeçar do ti shtohet muzeut etnografik të Lezhës në këtë 112-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë. Objekti i rrallë i përket ushtarakut të lartë italian dhe Komandantit të Forcave Ajrore të Shqipërisë në vitin 1939, gjeneralit Ferruccio Ranza.

Flamuri me përmasa të konsiderueshme është në gjendje realitivisht të mirë. Ai do të ekspozohet krah flamurit të princ Vidit në muzeun e Lezhës. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi thotë se ky objekt ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe do të jetë mjaft tërheqës për vizitoret.

Flasim për periudhën e dytë të vitit 1939 kur Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia. Personi në fjalë që e ka ruajtur është nipi i Ferruccio Ranza dhe ja ka dhuruar një mikes së tij shqiptare e cila e ka sugjeruar për ta sjellë në Lezhë”, u shpreh Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhe, Paulin Zefi.

Në këtë mënyrë, krahas objekteve të tjera historike,  në muzeun etnografik të Lezhës , dy flamujt pritet ti rrisin vlerën këtij muzeu që ndodhet në ambientet e pallatit të kulturës në qendër të qytetit të Lezhës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.