Flamuri kuqezi përmbys dhe “Kosova është Serbi”, tifozët vendas provokojnë Shqipërinë
Në Pragë jo të gjithë çekët po fitojnë. Një pjesë e vogël e tifozëve vendas kanë provokuar me mënyrën se si po sillen në shkallët e stadiumit.
Gjatë pjesës së parë në anën veriore të impiantit janë parë disa flamuj kuqezi përmbys me një ngjitës letrash në formë “X” dhe pranë tyre edhe një tjetër i cili përdoret nga tifozët serb me konturet e shtetit të Kosovës dhe ngjyrat serbe me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Në pjesën e dytë flamujt shqiptarë janë hequr ndërsa ai që cënon Kosovën është ende pas portës së Strakoshës.