“Flas me shpirtin tim”, promovohet libri me poema i autorit Tonin Arrinaj

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, në bashkëpunim me biblotekën e Shkodrës “Marin Barleti”, organizuan promovimin e librit me poema “Flas me shpirtin tim”, me autor Tonin Arrinaj.
Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” , Ndue Sanaj, thotë se shoqata, që ai drejton prej vitesh, ka si qëllim të përfaqësojë dhe të mbrojë vlerat e trashëgimisë historike të zonës së Dukagjinit.
Ky është botimi i parë i autorit Tonin Arrinaj, i cili ja ka kushtuar poemat vendlindjes së tij dhe dashurosë për atdheun .
Arrinaj lindi në Theth, në vitin 1960 dhe prej 30 vitesh jeton në Itali.
