FLASH - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/flash/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 28 Mar 2025 10:55:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 FLASH - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/flash/ 32 32 222375147 Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike https://www.rtsh-shkodra.live/mish-qengji-i-pjekur-ne-kos-sekretet-e-recetes-me-shije-fantastike-2/ Fri, 28 Mar 2025 10:55:08 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79944 Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos Përgatitja Si fillim, parangrohni furrën e...

The post Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos
  • 1 kg mish qengji
  • 1 një lugë gjelle gjalpë
  • Kripë
  • 500 gr kos
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në 80 gradë celcius.

Më pas, ndani mishin në thela jo të vogla. Kriposeni mirë, vendoseni në një tepsi, shtoni aty copëzat e gjalpit dhe hidhini një gotë e gjysmë me ujë.

Futeni të piqet përreth 4-5 orë derisa mishi të zbutet plotësisht.

Gjatë procesit të pjekjes, mishin njomeni me lëngun e vet herë pas here në mënyrë që të mos thahet.

Ndërkohë, në një tas shtoni kosin, shtoni hudhrat e shtypura dhe pak kripë e piper.

Futini në një mikser ose rrihini me një rrahëse vezësh në mënyrë që masa e kosit të bëhet kremoze.

Pasi mishi të jetë pjekur, në një pjatë vendosni disa lugë nga masa e kremit të kosit me hudhra, spërkateni me pak nga lëngu ku është pjekur mishi dhe më pas vendosni mbi të një nga thelat e mishit të pjekur dhe spërkateni me majdanoz të grirë hollë.

Shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, perime të furrës apo në avull por edhe me turshi të ndryshme shtëpie.

Gjithashtu, mund të shoqërohet edhe me patate të pjekura apo spinaq të marinuar në lëng limoni e vaj ulliri.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mishin e pulës së pjekur por edhe me mish viçi gjithashtu.

The post Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79944
Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë https://www.rtsh-shkodra.live/pas-divorcit-nga-ben-affleck-jennifer-lopez-blen-shtepine-luksoze-per-18-milione-dollare/ Fri, 28 Mar 2025 08:50:43 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79924 Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck....

The post Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck. Këngëtarja me famë botërore u zhvendos në një shtëpi të re pranë Los Anxhelosit, duke blerë, sipas një raporti të People, një pronë luksoze me vlerë rreth 18 milionë dollarë.

Kjo lëvizje vjen disa muaj pasi divorci i saj nga Ben Affleck u finalizua më 6 janar 2025. Jennifer Lopez kishte paraqitur kërkesën për divorc më 20 gusht, ditën e përvjetorit të tyre të dytë të martesës, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”.

Këngëtarja ka kërkuar një shtëpi të re që nga pranvera e vitit 2024. Një burim i afërt me të tha për People gushtin e kaluar se Jennifer Lopez filloi në mënyrë diskrete kërkimin e saj në prill, në të njëjtën kohë kur u nda nga aktori.Në atë kohë, Jennifer Lopez po mendonte të blinte një shtëpi “me të vërtetë të jashtëzakonshme” në Beverly Hills, sipas të njëjtit person.

Prona ofronte privatësi të plotë, ndodhej në një rrugë të qetë dhe kishte fqinjë nga elita e industrisë së argëtimit. Megjithatë, në fund zgjodhi një shtëpi tjetër.

Në korrik të vitit të kaluar, ish-çifti nxorri në shitje shtëpinë e tyre të përbashkët në Beverly Hills, duke kërkuar 68 milionë dollarë. Prona fillimisht u ble nga dy yjet në qershor 2023 për pak më pak se 61 milionë dollarë. Ata fillimisht u përpoqën ta shesin atë pa listim publik në qershor 2024, por ndërsa u përpoqën të gjenin një blerës, ata më në fund e nxorën zyrtarisht në shitje në korrik.

Ndërkohë, Ben Affleck bleu shtëpinë e tij në Los Angeles më 24 korrik të 2024-ës për 20.5 milionë dollarë.

The post Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79924
Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni https://www.rtsh-shkodra.live/dhimbja-e-kokes-6-shenja-qe-nuk-duhet-ti-injoroni/ Fri, 28 Mar 2025 08:47:20 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79920 Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë...

The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.

Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor? Ndiheni sikur është dhimbja më e keqe e jetës suaj.

Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor. Është ndryshe nga zakonisht. Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.I shoqëruar me simptoma neurologjike

Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.

Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë

Nëse qetësuesit e zakonshëm nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Nuk ka asnjë shkak të dukshëm

Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.

The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79920
Horoskopi për ditën e sotme, 28 mars 2025 https://www.rtsh-shkodra.live/horoskopi-per-diten-e-sotme-28-mars-2025/ Fri, 28 Mar 2025 07:54:11 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79883 Dashi Keni kohë që prisni të merreni me veten. Çlirohuni! Shikoni pranë jush persona që...

The post Horoskopi për ditën e sotme, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dashi

Keni kohë që prisni të merreni me veten. Çlirohuni! Shikoni pranë jush persona që ju rrinë afër dhe ju falin dashuri. Romanca është në favorin tuaj dhe çdo dyshim duhet të harrohet pasi e keni dëmtuar veten pa shkak. Harxhoni para aty ku duhet dhe përqëndrohuni te projektet emergjente. Venusi jua trazon shpesh intuitën me kolegët duke ngatërruar ndjenjat me postin. Pika e dobët mundesa e sigurisë dhe çelësi i suksesit; ekuilibri.

Demi

Pas gjithë asaj periudhe dinamike tani duhet të bëni një rigjenerim të pamjes dhe jetës suaj. Në lidhje me ndjenjat mos u kurseni nëse duhet t’i shprehni ato që keni në zemër dikujt. Financat po ju krijojnë një gjendje të vështirë ekonomike, por jo pa zgjidhje. Një lidhje e vjetër do ju kthehet në kohë për të kujtuar se jo gjithmonë na jepen mundësi të arta në jetë. Jepini secilit atë që meriton dhe vazhdoni me qetësi. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për punë dhe çelësi I suksesit; talenti.

Binjakët

Fati ju ndihmon këtë periudhë të arrini gjithë ambiciet tuaja. Në fushën e artit do merrni kënaqësi të mëdha, por duhet të dini t’I përdorni në favorin tuaj. Udhëtimi është pak I lodhshëm për ju, por ka disa impenjime të domosdoshme që do ju shërbejnë në të ardhmen. Reflekset tuaja do ju mbrojnë nga ndonjë incident i vogël. Pika e dobët është humori pa kripë dhe çelësi i suksesit; ëmbëlsia.

Gaforrja

Ndrojtja juaj do i tërheqë mendjen dikujt që mund t’ju ndihmojë të çlironi energjinë pozitive dhe të arrini të njihni më mirë veten. Shkoni përtej limiteve hipotetike që i keni vënë vetes. Bëhuni pjesë e grupeve artistike për të kapur frekuenca të larta emocionale dhe të mund të kapërceni në një stad tjetër të impenjimeve shpirtërore. Në dashuri jeni bërë pak melankolikë duke u bërë shpesh të pakuptueshëm edhe për partnerin. Pika e dobët është orientimi profesional dhe çelësi i suksesit; qetësia.

Luani

Eksplorimi i një fushe të re për ju është kthyer në një fokus vëmendjeje objektive. I gjithë ky përkushtim mund të rezultojë edhe një flluskë sapuni, por ju duhet të ruani durimin deri në fund. Nga ana sentimentale jeni duke jetuar një raport gati të papërcaktuar mes pëlqimit e dashurisë për një person që nuk ju jep shumë vëmendje. Interesi juaj personal është egoist, ndaj hiqni dorë nga ato që nuk ju takojnë. Pika e dobët janë interesat nën hije dhe çelësi i suksesit; financat.

Virgjëresha

Një fabul e thurur bukur nga ju tani ka ardhur koha t’I vini titullin e ta shijoni familjarisht. Gjithë harmonia mes njëri-tjetrit është oazi më I ëmbël kur jashtë derës tuaj zhurmon një jetë kaotike. Mbyllni gjithë hapësirat e mos lejoni që dikush të trazojë të paktën anën financiare. Impenjimet jashtë profesionit janë shpenzime që shpesh ju tundojnmë. Bëhuni realistë e ndiqni planet tuaja. Pika e dobët është ndonjë harresë e vogël dhe çelësi I suksesit; abuzimi me kohën.

Peshorja

Planet tuaja për një nismë të re në planin financiar janë në rrugë të mbarë. Ndiqni intuitën e mos afroni rreth vetes përsona pa vullnet. Skepticizmi duhet larguar përgjithmonë. Partneri ju ka dhënë mirëkuptim, ndaj shikoni qartë raportin pa lënë pasdore ndjenjat. Pjesa më e madhe tortës nuk I takon gjithmonë atij që e pret, ndaj ruani protagonizmin! Pika e dobët është teprimi me narcizizmin dhe çelësi I suksesit; sharmi juaj.

Akrepi

Akrepë zemërmirë, ndaluni pak e shikoni sa shpejt keni vrapuar. Mundi juaj meriton të shpërblehet ndaj rezervoni për veten arritjet më të mira. Financat ju kanë përkëdhelur, por investimet në kohë nuk duhet të mungojnë. Mbani përgjegjësi ndaj më të moshurave dhe silluni si të rritur me fëmijët! Shtëpia juaj është në një gjendje kalimtare derisa të vendosni çfarë do bëni me pasuritë. Pika e dobët është mungesa e planeve konkrete dhe çelësi I suksesit; aftësia për të jetuar bukur çdo çast.

Shigjetari

Po kaloni një moment delikat, hiqni dorë nga çdo pyetje skeptike dhe ecni përpara! Planetet do ju ndriçojnë rrugën e ju do jeni të preferuarit e kozmosit. Shpërndani mirësi e mos u stepni nëse nuk jua kthejnë mbrapsht. Melodia e trishtuar e një këngë të vjetër po ju largohet duke u lënë vend ngjarjeve të reja e të bukura. Pika dobët është harresa e vetes dhe çelësi I suksesit; oreksi i mirë.

Bricjapi

Zgjedhjet tuaja në jetë kanë anuar nga zemra më shumë se arsyeja. Shikoni me kujdes ato që mund t’ju kthehen në fitime. Venusi i bukur është tani pranë Diellit, kështu që ka shumë gjasa të gjeni disa artikuj të mahnitshëm për ta bërë shtëpinë tuaj vërtet të bukur. Pika e dobët është e kaluara dhe çelësi I suksesit; butësia.

Ujori

Ju keni treguar se dini t’I zgjidhni fjalët bukur për të mos lënduar të tjerët. Këtë aftësi duhet t’ua transmetoni edhe të tjerëve. Jeni kthyer në një person ku rrëfehen të gjithë miqtë. Besimin e fituar mund ta shfrytëzoni për të bërë gjëra të vlefshme. Pika e dobët është mania për të fituar shumë dhe çelësi I suksesit; familja.

Peshqit

Në dashuri, nëse ke pasur probleme të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, tani është momenti për të rigjetur intimitetin dhe për të forcuar lidhjen. Sot është dita ideale për të vepruar me vendosmëri dhe për të bërë hapa përpara drejt qëllimeve të tua. Qielli sot është më i favorshëm për ty. Hëna ndikon pozitivisht, duke të dhënë një ndjesi stabiliteti dhe qartësie. Venusi nuk është më në kundërshtim, gjë që sjell një periudhë më të mirë për veprim konkret dhe vendime të qarta, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Pika e dobët është angazhimi i tepërt në punë dhe çelësi i suksesit; rrethi miqësor.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79883
Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025 https://www.rtsh-shkodra.live/parashikimi-i-motit-e-premte-28-mars-2025/ Fri, 28 Mar 2025 07:49:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79880 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet...

The post Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug,  e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79880
Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025 https://www.rtsh-shkodra.live/horoskopi-per-diten-e-sotme-22-mars-2025/ Sat, 22 Mar 2025 08:11:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79749 DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për...

The post Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dashi
Pikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për çështjet që mund të trajtohen me veprime të thjeshta. Në planin financiar, kjo është një ditë për të qenë të kujdesshëm, pasi mund të shfaqen shpenzime të papritura. Në punë, qëndroni me këmbë në tokë.


Demi
Prisni një rritje të optimizmit dhe besimit. Financiarisht, investimet e bëra tani mund të sjellin kthime të frytshme. Në punë, cilësitë tuaja drejtuese shkëlqejnë, por tregohuni të kujdesshëm për të marrë përsipër shumë përgjegjësi. Në dashuri, kjo është një ditë për pasion dhe spontanitet, surprizoni partnerin tuaj me një gjest romantik.


Binjakët
Hëna do të sjellë fokusin te partneritetet dhe bashkëpunimet. Financiarisht, kjo është një kohë për planifikim strategjik dhe jo për shpenzime impulsive. Në punë, vendosmëria do të shpërblehet. Në dashuri, jini të ndërgjegjshëm për nevojat e partnerit tuaj; një gjest i menduar mirë mund të forcojë lidhjet.


Gaforrja
Hëna sugjeron të përqendroheni në shëndetin dhe rutinat e përditshme. Financiarisht, këshillohet të shmangni blerjet e mëdha; fokusohu te kursimi. Në punë, vëmendja ndaj detajeve është thelbësore, kontrolloni dy herë punët tuaja për të shmangur gabimet.


Luani
Prania e Hënës ndez kreativitet dhe gëzim. Financiarisht, konsideroni të investoni në projekte kreative që ju frymëzojnë. Në punë, idetë tuaja inovative shkëlqejnë, por sigurohuni që ato të përputhen me qëllimet e ekipit. Në dashuri, përqafoni spontanitetin.


Virgjëresha
Çështjet e karrierës kanë përparësi. Në planin financiar, fokusohuni në buxhetimin praktik për të siguruar stabilitet. Në punë, aftësitë tuaja analitike janë të kërkuara, por shmangni mendimet e tepërta për çështje të vogla. Në dashuri, komunikimi është çelësi – shprehni qartë ndjenjat tuaja për të shmangur keqkuptimet.


Peshorja
Hëna rrit aftësitë tuaja komunikuese dhe kuriozitetin. Në planin financiar, kërkoni këshilla përpara se të merrni vendime të rëndësishme. Në punë, bashkëpunimi është kyç; aftësitë tuaja diplomatike ndihmojnë për të lundruar pa problem në dinamikën e ekipit. Në dashuri, shprehni ndjenjat tuaja me fjalë.


Akrepi
Financiarisht, rishikoni llogaritë dhe investimet e përbashkëta për të siguruar përafrimin me qëllimet afatgjata. Në punë, mendimi juaj strategjik është një pasuri, por jini të kujdesshëm ndaj betejave për pushtet. Në dashuri, thellësia emocionale është thelbësore; bisedat kuptimplote forcojnë lidhjet. Për sa i përket shëndetit, përqendrohuni në aktivitetet rinovuese si trajtimet spa ose meditimi.


Shigjetari
Në planin financiar, fokusohuni në planifikimin afatgjatë dhe jo në vendime impulsive. Në dashuri, ndershmëria dhe dobësia ju afrojnë më shumë me partnerin. Për sa i përket shëndetit, përfshihuni në aktivitete që kanalizojnë energjinë tuaj pozitivisht, si ecja në këmbë ose çiklizmi. Planet e udhëtimit janë premtuese.


Bricjapi
Tregohuni të kujdesshëm me fjalët për të shmangur keqkuptimet. Në planin financiar fokusohuni në pastrimin e borxheve dhe organizimin e financave. Në punë, qasja juaj e disiplinuar vlerësohet. Në dashuri, durimi është çelësi, gjestet e vogla të vlerësimit do të ndikojnë pozitivisht.


Ujori
Është koha për durim dhe vetë-reflektim. Financiarisht, sipërmarrjet bashkëpunuese janë të favorizuara, por sigurohuni që të gjitha kushtet të jenë të qarta. Në punë, idetë tuaja novatore vlerësohen, por tregohuni të durueshëm me proceset burokratike. Në dashuri, miqësitë mund të evoluojnë në diçka më të thellë.


Peshqit
Financiarisht, është koha për investime strategjike që përputhen me qëllimet tuaja afatgjata. Në punë, cilësitë tuaja drejtuese theksohen, por sigurohuni që vendimet të merren mirë. Në dashuri, përqafoni energjitë romantike – surprizoni partnerin tuaj me një gjest të këndshëm. Për sa i përket shëndetit, përqendrohuni në mbajtjen e një stili jetese të ekuilibruar për të shmangur stresin.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79749
Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025 https://www.rtsh-shkodra.live/parashikimi-i-motit-e-shtune-22-mars-2025/ Sat, 22 Mar 2025 08:09:17 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79745 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet...

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-22 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/21Re diell
Kukës1/19Re diell
Lezhë6/21Re diell
Dibër1/21Re diell
Durrës4/20Re diell
Tiranë8/23Re diell
Elbasan5/23Re diell
Berat2/24Re diell
Vlorë9/21Re diell
Korçë1/16Re diell
Gjirokastër1/22Re diell
Sarandë8/22Re diell

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79745
Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën https://www.rtsh-shkodra.live/salmon-me-perime-ne-furre-tava-perfekte-per-fundjaven/ Fri, 21 Mar 2025 11:48:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79712 Përbërësit: Përgatitja: Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të...

The post Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Përbërësit:

  • 1200 g salmon 
  • 2 qepë 
  • 2 karota 
  • 1 brokoli
  • 5-6 thelpinj hudhra
  • 7-8 kumbulla të thata pa fara
  • 1 limon i shtrydhur
  • 1 limon 
  • majdanoz i freskët ose i tharë
  • kripë, vegeta, borzilok, rozmarinë, piper i zi për shije
  • vaj ulliri
  • gjysmë gote verë e bardhë

Përgatitja:

Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të vogla dhe përhapni të gjithë lëngun e limonit, mbi të por edhe brenda.

Më pas lyejeni mirë me vaj dhe lëreni peshkun të marinohet i mbuluar në frigorifer deri ditën tjetër.

Para se ta vendosni për të pjekur, skuqneni pak peshkun nga të dyja anët me pak vaj ulliri.

Pas skuqjes në një tavë për pjekje vendosni në qendër salmonin dhe përreth perimet e pastruara dhe të prera së bashku me kumbullat e grira.

Shtoni erëzat, hudhrat e grira dhe fetat e limonit, brenda dhe sipër peshkut.

Hidhni përsiër vajin dhe verën e bardhë dhe vendoseni tavën e mbuluar me kapak, për t’u pjekur në 250 gradë celcius.

Pas rreth 20 minutash, hiqni kapakun dhe piqeni edhe për 20 minuta në nxehtësi të reduktuar.

The post Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79712
Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut https://www.rtsh-shkodra.live/lengu-i-orizit-dhe-kurat-me-te-mira-natyrale-per-shendetin-e-stomakut/ Fri, 21 Mar 2025 11:43:50 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79708 Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet...

The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim.

Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë.

Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh.

Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri.

Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar.

Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen.

Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin.

Lëngu i Karrotës dhe Nenexhikut

Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku.

Zieni katër karrota në katër gota me ujë.

Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karrotat të zbutet.

Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.

Lëngu i Orizit Kundër Diaresë

Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga diarea, zieni gjysëm filxhani çaji me oriz në gjashtë gota uji.

Ziejeni orizin për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjaltë.

Lëngun pijeni të ngrohtë.

Koret e Shkrumbuara të Bukës

Korja e thekur apo e bukës është një nga kurat më të mira kundër dhimbjeve të barkut.

Shkrumbi përthith toksinat që e acarojnë stomakun.

Për ta bërë më të shijshme bukën mund ta lyeni me pak reçel.

Uthull Molle

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë.

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat.

Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.

Frutat

Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun.

Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.

Kosi

Probiotikët tek kosi përbëjnë një mënyrë shumë të mirë për të zgjidhur problemet me tretjen që manifestohen me dhimbje.

Për më tepër, ato do të forcojnë sistemin imunitar.

Ngrohtësia

Mbushni një borsë apo shishe me ujë të nxehtë ose përdorni një kompresë të nxehtë duke e mbajtur mbi stomak.

Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të zbusë dhimbjen.

The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79708
Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar https://www.rtsh-shkodra.live/stresi-nxit-nepsin-disa-menyra-per-ta-minimizuar/ Fri, 21 Mar 2025 11:26:52 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79704 Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi...

The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme.

Mos pini kafeinë ose alkool

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkool sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkooli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini shumë ujë gjatë ditës

Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes me nivelet e sheqerit në gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet yndyrore Omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Kujdes me racionet

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.

Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kryeni aktivitet fizik

Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin. Megjithatë rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.

The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79704