“Flasim” – Rama: Shqipëria ofron mundësitë për të bërë biznes me investime jo të mëdha

ee08d171b2d64973aefbac600d4d982c

“Kurrë më në emigracion” ishte tema e episodit të 13-të i sezonit 3 të Podkastit “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama ku të ftuar ishin Etleva dhe Aldo, nënë e bir, që treguan për vendimin për t’u kthyer nga emigracioni dhe për të investuar në Shqipëri.

Sipërmarrësja Etleva, vlerësoi se ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri ishin shtysa kryesore e vendimit të për t’u kthyer dhe investuar në vendin e tyre.

Ajo tregoi edhe sfidat e hapjes së biznesit, ku fillimisht investoi në vendlindje, në qytetin e Beratit, por si pasojë e vështirësive dhe pandemisë falimentoi. Por ajo tregoi që nuk do të mbetej me kaq pasi, më vonë investoi në ngritjen e një pastiçerinë në Tiranë, që aktualisht është në funksion të plotë.

Sipas sipërmarrësve, lehtësitë që ka krijuar qeveria me reduktimin e taksave për biznesin e vogël, e bënë shumë të favorshme investimin në Shqipëri.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ofron mundësitë për të bërë biznes me investime jo të mëdha, sikurse agroturizmet.

Kjo është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën ‘bingo’ këtu dhe jo vetëm në Tiranë, por kudo. Kudo Shqipëria ka oportunitet për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Si në rastin e agroturizmeve”, u shpreh Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.