Flasin protagonistët, futbollistët e Vllaznisë, Krymi dhe Dodaj shpresojnë te kualifikimi në ndeshjen e kthimit

Megjithëse nuk ishin favorit në përballjen me islandezët Vllaznia arriti të shpalosë një futboll cilësor duke i shkuar shumë pranë fitores.
Pas takimit, dy protagonistët e kësaj ndeshje, të cilët arritën të shënonin edhe golat, mesfushori Ardit Krymi gjithashtu edhe sulmuesi i krahut Kevin Doda u prononcuan për mediat.