“Flauti është gjithçka”, Xhoana Dajani është vajza që e dashuron flautin sa vetë jetën
Këto ditë në Shkodër po zhvillohet konkursi ndërkombëtar i interpretuesve të rinj “Pjetër Gaci”. Njëra prej tyre është Xhoana nga fshati Stajkë, 16 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ajo ndjek pasionin e saj për instrumentin e flautit që e vogël dhe merr pjesë si një nga konkurentet e këtij edicioni të 23-të të konkursit të muzikës klasike. Ajo studion në shkollën artistike “Prenkë Jakova”.
“Gjithçka” e konsideron flautin Xhoana, pasi ky instrument përfaqëson diçka të rëndësishme për jetën e saj.
Valbona Bushati është mësuesja e përkushtuar e Xhoanës. Në sytë e saj ka krenari teksa flet rreth cilësive të saj.
Xhoana ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme muzikore, ku është vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme. Konkursi ndërkombëtar “Pjetër Gaci” është një mundësi e mirë për promovimin e artistëve të rinj në fushën e muzikës. Në këtë edicion marrin pjesë rreth 200 konkurentë nga Shqipëria dhe shtete të tjera.