Fletë arresti për komandantin e njësisë speciale, Sveçla: Prej Rusisë s’pritet gjë e mirë
Rusia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elitë të Policisë së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ky i fundit ka bërë me dije ndër të tjera se janë vënë në dijeni zyrtarisht për fletë arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.
“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, tha Sveçla.
Reagimi rus dhe fletëarrestet ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të 2023-shit në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletë arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL për ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.