Fllad europian muzike në “Migjeni”/ Edicioni i dytë i “Kosmos Tirana Music Festival” çeli siparin e tij në Shkodër
Muzika është hyjnore, si një gjuhë e perëndive që nuk ka nevojë për përkthim dhe të tillë e bënë instrumentistët nga Shqipëria, Kosova, Hungaria, Izraeli, Spanja, Anglia dhe Austria që i dhanë jetë edicionit të dytë të “Kosmos Tirana Music Festival” që me mbështetjen e Bashkisë Shkodër siparin e tij e ngriti në teatrin “Migjeni”.
Gama e gjerë e repertorit të veprave që nga ato të epokës baroke, klasike, romantike e bashkohore erdhën të ndërthurura bukur edhe me vepra shqiptare si “Moj e bukura More”.Ideatori i këtij festivali, violinisti i mirënjohur Jonian Kadesha ia dedikoi këtë mbrëmje muzikantit Jakin Nënshati. Para mediave artisti tregon për frymën dhe synimet e këtij festivali.I pranishëm për të shoqëruar të birin e tij në Shkodër ishte edhe violinisti shqiptar, pjesë e orkestrës së filarmonisë së Athinës, Arben Kadesha. Ai flet për lidhjen e hershme me Shkodrën.Edicioni i dytë i “Kosmos Tirana Music Festival” do të vijojë rrugëtimin e tij “on tour” në kryeqytet aty ku edhe është krijuar.