Flora dhe fauna e liqenit të Shkodrës, dallëndyshja e detit faqebardhë, shpendi i rrallë që folenizon në këtë mjedis
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë. Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi. Vendet ku u realizua monitorimi dhe numërimi i tyre ishin: Shegan, Flakë, Kamicë dhe Bregu i Rërës. Liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon.
Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 m.
Liqeni i Shkodrës është habitati natyror i mbi 280 llojeve të shpendëve ndërsa aktualisht po përgatitet dosja për në UNESCO, sa i përket rezervës së biosferës ndërkufitare të zonës së liqenit të Shkodrës.