Florentino Perez, drejt dorëheqjes…?Tronditet Reali i Madridit, por për moment…

Florentino Perez drejt doreheqjes… Tronditet Reali i Madridit por per

Florentino Perez drejt doreheqjes… Tronditet Reali i Madridit por per

Florentino Perez, drejt dorëheqjes…?

Tronditet Reali i Madridit, por për momentin, asgjë nuk është e vërtetë. Të paktën kështu pretendon klubi spanjoll që ka nxituar të reagojë edhe zyrtarisht të shtunën pasdreke lidhur me dy spekulime që kishin të bënin me presidentin e klubit Florentino Perez. Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, të botuar në faqen zyrtare në Internet të gjigandes spanjolle, thuhet se “të përballur me thashethemet që janë shpërndarë në rrjetet sociale se Presidenti Florentino Perez supozohej se po shqyrtonte të tërhiqej nga ky post, klubi i Realit të Madridit dëshiron të sqarojë se këto thashetheme janë krejtësisht të pavërteta dhe nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”.

Në fakt, mediat kishin spekuluar edhe për faktin se qendra sportive stërvitore e klubit madrilen në Valdebebas do të merrte emrin e Florentino Perezit. Por në deklaratën e shkurtër të klubit të botuar të shtunën, në paragrafin e dytë sqarohet se një gjë e tillë gjithashtu nuk është e vërtetë, madje nuk është përfshirë fare në rendin e ditës së Asamblesë së klubit, që do të mbahet në tetor.

Megjithatë, fakti që klubi detyrohet të reagojë zyrtarisht, i ndërthurur me raportet e medieve, që theksojnë se trajneri Karlo Ançeloti është i pakënaqur me përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri dhe pamundësinë e një zëvendësimi të duhur për të larguarin Karim Benzema, kanë bërë tek Reali i Madridit të ndjehen lëkundje.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.