Florida bëhet gati për uraganin Milton, Biden thirrje banorëve: Evakuohuni tani! Çështje jetë a vdekje

Miliona njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre përpara mbërritjes së uraganit Milton në bregun perëndimor të Floridës.

Stuhia e kategorisë së pestë, me erëra të egra deri në 270 km/h, pritet të jetë më e fuqishmja që godet zonën në një shekull.

Presidenti i SHBA, Joe Biden paralajmëroi se largimi nga zona ishte një çështje “për jetë a vdekjeje” . “Evakuoni tani, tani, tani,” u tha ai banorëve të Floridës.

Stuhia ka shkaktuar përpjekjen më të madhe të evakuimit të shtetit në vite, me guvernatorin Ron DeSantis që ka paralajmëruar se një “përbindësh” është rrugës.

Stuhia vjen më pak se dy javë pasi uragani Helene – stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina në 2005 – goditi SHBA-në juglindore, duke vrarë të paktën 225. Qindra të tjerë janë të zhdukur./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.