Lajme

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që u krijua nga procesi i vetingut, Shkolla e Magjistraturës vijon të nxjerrë magjistratët e rinj.

Për këtë sezon, institucionet e drejtësisë kanë kërkuar hapjen e kuotave për 10 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 6 kuota për ndihmë ligjore në gjykata e prokurori.

Numri i kuotave këtë vit është më i ulët se vitin që kaloi apo vitet paraardhëse. Deri më tani ka 280 aplikime fizike në shkollë dhe pritshmëritë janë që ky numër të rritet bazuar në aplikimet që kandidatët bëjnë ‘online’ nëpërmjet platformës që kemi në dispozicion, e cila deri më tani ka 350 aplikime,” tregon Borana Mustafaraj, shefja e Drejtorisë së Formimit Profesional, në një intervistë për RTSH.

Në sitë për pastërtinë e figurës dhe pasurinë nuk kalojnë vetëm prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe studentët kandidatë do i nënshtrohen vetingut.

Shkolla i kushton rëndësi primare integritetit të kandidatëve dhe së bashku me këshillat, që në momentin që ata shpallen fitues, fillon një kontroll i figurës dhe i pasurisë së tyre përpara se ata të marrin statusin e kandidatit për magjistrat,” sqaron znj. Mustafaraj.

Risi e këtij viti akademik është edhe teza e rishikuar e provimit të pranimit.

Është gjithnjë sfidë që ky provim të jetë i përshtatshëm dhe të japë shanse të barabarta për sukses për të gjitha kategoritë, pavarësisht background-it të tyre. Kjo ishte arsyeja pse në ndryshimin që iu bë formatit të tezës dhe strukturës së vlerësimit të njohurive, shkolla u bazua në arsyetimin, në aftësitë analitike dhe argumentuese që ofronin kandidatët dhe jo në aftësitë apo njohuritë mbi ligjin,” thotë drejtoresha e Formimit Profesional.

Edhe Avokatura e Shtetit ka shpallur vakancë për 7 vende në nivelin vendor.

Blerti Delija

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

2 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

2 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

3 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

3 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

3 hours ago

Fizioterapistët e ardhshëm – Kraja: Çdo vit  ka kërkesa të shtuara për këtë degë

Çdo vit, 70 fizioterapistë diplomohen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Përgjegjësi i departamentit të…

3 hours ago

This website uses cookies.