Fluks automjetesh në Muriqan/Në 24 orë, rreth 22 mijë hyrje-dalje nga kjo pikë kufitare

Kjo fundjavë ka shënuar fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit.
Kryesisht lëvizjet më të larta janë në dalje të territorit shqiptarë. Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Malit të Zi këtë fund gushti.
Ndersa fala masave të marra, pritjet pranë pikës së kalimit të Muriqanit nuk janë të gjata. Në Muriqan po punohet me 5 sportele në dalje e 2 në hyrje. Ndërsa gjatë paradites ku fluksi është më i shtuar u aplikua procedura e përshpejtuar me qëllim evitimin e radhëve. Vetëm gjatë 24 orëve të shkuara pranë pikës kufitare Muriqan kanë hyrë dhe dal 22100 qytetarë nga të cilët 6500 në hyrje dhe 15500 në dalje.