Fluks i lartë kalimesh në Muriqan – Për shmangien e pritjeve po aplikohen edhe procedurat e përshpejtuara.
Këto ditët e fundit të vitit dhe atmosfera festive kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Për të përballuar këtë fluks të lartë, autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë, duke hapur të gjitha sportelet e disponueshme dhe duke aplikuar procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.
Në vetëm dy ditët e fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri afro 15 mijë shtetas, vendas dhe të huaj dhe afro 4 mijë automjete.
Muriqani, si një nga portat kryesore të hyrjes dhe daljes nga Shqipëria në mbetet një pikë strategjike gjatë sezonit festiv, kur shumë familje dhe turistë zgjedhin të udhëtojnë.