Fluks i lartë në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë
Duket se qytetarët e Kosovës nuk e kanë prishur traditën e tyre për të festuar pavarësinë në qytetet e Shqipërisë.
Janë me mijëra automjete e qytetarë që kaluan pikën kufitare të Morinit që në orët e para të ditës, fluks i cili ishte për disa orë.
Për ta Kosova ka ecuri të mire në 16 vite pavarësi, gjithsesi i duhet më shumë punë. Nuk mungojnë edhe urimet e tyre në këtë ditë të shënuar duke vënë theksin edhe tek heqja e barrierave mes dy shteteve.
Policia kufitare punoi me procedure të thjeshtëzuar dhe kalimin pa kontrolle në shumicën e rasteve ndërsa mësohet se vetëm gjatë orëve të para të ditës, në Shqipëri përmes Morinit kanë hyrë më shumë se 3700 automjete dhe rreth 10 mijë qytetarë.