Categories: Lajme

Fluks i shtuar në doganat e Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Mbi 19 mijë udhëtarë në …

Fluks i shtuar në doganat e Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Mbi 19 mijë udhëtarë në 48 orë

Muaji gusht shënon rritje të numrit për personat që hyjnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar tokësor me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se vetëm gjatë 48 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë 7570 shtetas drejt vendit tonë.

Ky numër paraqitet më i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ku kanë hyrë 12 073 shtetas. Në të dyja këto pika kufitare punohet duke alternuar numrin e sporteleve për të menaxhuar fluksin dhe për të mos krijuar radhë dhe pritje të qytetarëve.

Pritet që numri i hyrjeve, por edhe i daljeve të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi janë të shumtë edhe shtetasit shqiptarë të cilët zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në shtetet fqinje apo edhe më larg.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

32 minutes ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

35 minutes ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

36 minutes ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

39 minutes ago

Kredi me 0 % interes për banesë, Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se mbi 1,000 aplikime janë…

41 minutes ago

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

4 hours ago