Fluks i shtuar në Muriqan/Numri i daljeve më i lartë se ai i hyrjeve në territorin shqiptar
Kjo fundjavë ka shënuar lëvizje të lartë automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.
Ditët e pushimit shoqëruar me mot të ngrohtë dhe me diell ka bërë që shumë qytetarë nga Shqipëria por edhe nga Kosova të vizitojnë vendet turistike të Malit të Zi.
Autoritetet doganore bëjnë me dije se po punohet me dy sportele në dalje dhe dy në hyrje gjithashtu edhe me procedura të përshpejtuara. Sipas autoriteteve në 48 orët e fundit pranë kësaj pike kanë kaluar rreth 16 mijë përsona, 7000 në hyrje dhe 9000 në dalje me mbi 5500 automjete.