Fluks i shtuar në Muriqan/Numri i hyrjeve më i lartë se ai i daljeve nga territori shqiptar

Kjo fundjavë ka shënuar lëvizje të lartë automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.
Ditët e pushimit ka bërë që shumë qytetarë nga Shqipëria por edhe nga Kosova të vizitojnë vendet turistike të Malit të Zi, por një shtim të lëvizjeve drejt territorit tonë janë ndikuar edhe nga festa e Kurban Bajramit. Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit pranë kësaj pike kanë kaluar rreth 10200 persona, 55000 në hyrje dhe 4700 në dalje me mbi 3500 automjete.