Categories: AktualitetLajme

Fluks kërkesash nga të huajt për Leje Qëndrimi, ministria e Brendëshme udhëzim për rinovimin e tyre

Fluksi i madh i kërkesave nga të huajt për leje qëndrimi në Shqipëri, ka bërë që ministria e Brendshme të njoftojë të martën të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të pajisen me Leje Qëndrimi, se pajisja dhe rinovimi i tyre do të bëhet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike, që shkarkohen në e-Albania.

Sipas ministrisë, kërkesat për pajisje me Leje Qëndrimi kanë dalë përtej parashikimeve, megjithatë MB ka zgjedhur t’u japë zgjidhje të gjithë shtetasve të huaj në këtë mënyrë, duke akomoduar çdo kërkesë apo aplikim.

“Ndërkohë po punohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve në mënyrë që shtetasit e huaj, sa më shpejt të pajisen edhe me kartat e Lejeve të Qëndrimit.”, njofton ministria e Brendëshme.

Kërkesa për leje qëndrimi

Shërbimi elektronik “Kërkesë për leje qëndrimi” u mundëson shtetasve të huaj, që kanë hyrë dhe qëndrojnë në mënyrë të rregullt në territorin e Shqipërisë, që të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, shkruan rtsh.al.  

Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet nga autoritetet vendor përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin e tij të përkohshëm, për dërgimin nëpërmjet shërbimit postar, të këtyre dokumenteve:

– dokumentacioni origjinal;

– dy fotografi, në formatin e pasaportës me sfond të bardhe, të bëra në 6-mujorin e fundit;

– mandat pagesë të tarifës së shërbimit (si dhe të masave admistrative (gjobë) të vendosuar për shkelje të afatit të aplikimit për leje qëndrimi);

– formularit të printuar dhe nënshkruar nga aplikanti me foton e aplikuar në të.

Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Republiken e Shqipërisë, plotësimi i formularit të duhur të aplikimit varet nga motivi i kërkuar i qendrimit në Shqipëri:

– Bashkim Familjar me shtetas shqiptar;

– Bashkim Familjar me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi të vlefshme në Shqipëri;

– Studim;

– Leje Unike ;

– Arsye të tjera;

– E Përhershme;

– E Përhershme për raste të vecanta;

Afati për aplikim

Kërkesa on-line për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që aplikanti i huaj:

– Në momentin e aplikimit për leje qëndrimi është prezent në territorin e Republikes së Shqiperisë;

– Ka qendrim të rregull në territor;

– Plotëson afatet dhe kriteret ligjore për tipin e lejes e qëndrimit për të cilën po aplikon sipas legjislacionit në fuqi për të huajt;

– Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës të përkthyera dhe legalizuara;

– Ka një adresë personale e-mail nëpërmjet së cilës do të kryhet komunikimi on-line me Autoritetin për Kufirin dhe Migracionin (vendosja gabim e adresës e-mail ose perdorimi i adresave e-mail të personave të tjerë, shkakton moskomunikimin e informacioneve të rëndësishme dhe shkeljen e afateve, të cilat cojnë në refuzimin e aplikimit për leje qendrimi).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

4 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

4 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

6 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.