Fluks lëvizjesh në Hanin e Hotit, kryesisht fluksi në hyrje të territorit shqiptar

Sezoni veror ka shtuar flukset e lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar në gjithë vendin.
Jo vetëm në Muriqan, lëvizje të shtuar ka dhe në doganen e Hanit të Hotit.
Udhëtarët thonë se pritjet më të gjata janë nga dogana malazeze.
Sipas policisë kufitare, janë marrë të gjtiha masat për të përballuar fluksin, jo vetem me shtimin e sporteleve, por edhe me procedura të përshpejtuara.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë kaluar në dy pikat kufitare si në Muriqan ashtu edhe në Hanin e Hotit 35.427 shtetas nga të cilët 17. 788 në hyrje dhe 17 639 në dalje