Fluks në Morinë dhe gjatë javës – Bregdeti ynë më i preferuari për pushime nga qytetarët e Kosovës

Temperaturat e larta kanë bërë që edhe ditët e javës, në doganën e Morinit të kalojnë një numër i lartë udhëtarësh që shkojnë në bregdetin Shqiptar. Një ndër ta është Sabrina, shtetase gjermane e martuar në Kosovë.

“Vij nga Gjermania, jetoj në Shtutgart. Kam qenë dy javë vitin e kaluar në plazhin e Shëngjinit dhe më ka pëlqyer shumë. Sot kam marrë me vete edhe familjen e burrit për të shkuar përsëri. Shërbimi, plazhi janë gjërat që më pëlqejnë më shumë”, tha një turiste gjermane.

Ndërsa udhëtarët e tjerë prej vitesh nuk e ndërrojnë plazhin e Shqipërisë. Për të gjithë automjetet me targat e Shqipërisë dhe Kosovës aplikohet kalimi pa kontrolle duke mos krijuar radhë në sportele ndryshe nga makinat me targa të shteteve të huaja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.