Fluks në pikën kufitare të Morinit, 28 mijë shtetas kanë lëvizur në 24 orët e fundit
Edhe pse pika kufitare e kalimit në Morinë është përballur me fluks udhëtarësh, nuk janë krijuar radhë të gjata pritjesh për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo pasi nga 1 maji i dy javëve më parë është nënshkruar marrëveshja, duke zgjeruar periudhën nga 4 muaj që ishte në 9-të që të punohet me procedura të përshpejtuara për shtetasit e dy vendeve e të mos kontrollohen mjetet e identifikimit.
Udhëtarët shprehen se ky është një lajm i mirë.
Sipas informacionit të marrë gjatë 24 orëve të fundit ne pikën doganore kanë hyrë 16.300 shtetas, ndërsa në dalje rezultojnë 11.600 shtetas.