Fluks në pikën kufitare të Morinit, procedurë e thjeshtuar për kalimin

pikën kufitare të Morinit

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë lëvizjeje nga Kosova drejt Shqipërisë, por edhe në drejtim të kundërt.

Një pjesë e madhe e qytetarëve po udhëtojnë për të kaluar fundjavën në disa prej qyteteve të njohura dhe pikave turistike në Shqipëri.

Fluksi më i lartë i lëvizjeve u shënua nga ora 7 deri në orën 10 të paradites.

Sipas informacioneve nga policia kufitare, vetëm në këto tri ore kanë hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinit më shume së 5.600 shtetas shqiptarë e të huaj me rreth 2.200 automjete.

Ndërsa përgjatë 24 orëve, numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit i kalon 18 mijë.

E njëjta shifër pothuajse është regjistruar edhe nga Shqipëria drejt Kosovës. 

Shumë qytetarë të Shqipërisë, me grupe të organizuara, u drejtohen pikave turistike dimërore të Kosovës për të kaluar fundjavën. Më të preferuarat mbeten Prevalla, Brezovica, Boga dhe Rugova.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës punuan me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fakt kjo procedurë deri më 1 mars vlen vetëm për fundjavat, ndërsa nga muaji mars e për periudhën 9-mujore hyn në fuqi procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle për çdo ditë të javës për të shmangur kolonat e gjata në kufi dhe qëndrimet e panevojshme.

Kjo procedure u aplikua me kohëzgjatje që në sezonin veror të vitit të shkuar si pjesë e marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare të miratuara në mbledhjet e dy qeverive, por edhe në takimet e ministrave të Brendshëm të dy shteteve.

Kjo procedure, që ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare të Morinit, u shtri edhe në pikat e tjera të kalimit të kufirit mes Shqipërisë e Kosovës, Qafë-Morinë të Tropojës, Qafë-Prush të Hasit, Shishtavec e Borje të Kukësit.

Po në vitin 2024 hyri në fuqi zbatimi i marrëveshjes për lehtësira për banorët në fshatrat ndërkufitare me 22 vendkalime të përbashkëta. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.