Fluks në posta për bonusin-Të moshuarit thonë se 5 mijë lekë janë të pamjaftueshme

posta per bonusin
Bonusi i pensionisteve ka filluar shpërndarjen. Në pikat e Postës Shqiptare bëhet me dije se ata furnizohen dy herë në ditë për të përballuar fluksin e pensionistëve që vijnë për të tërhequr këtë bonus së bashku me pensionin mujor.
Vetë pensionistet shprehen se ky bonus është i pamjaftueshëm.
Pensionistët shprehen se do të ishte më mirë që të vendoset me ligj pensioni i 13-të ose të kishte një shkallë që qytetarët që kanë pensione më të ulëta të merrnin një bonus më të lartë se ata me pensione të larta.
Bonusi prej 5 mijë lekësh ka filluar shpërndarjen që prej datës 4 dhjetor dhe të gjithë do të kenë mundësi ta tërheqin deri në dhjetor të vitit 2024.