Fluks pacientësh në Urgjencën e Lezhës / Mbi 100 persona kërkuan ndihmë mjekësore në 24 orë
Nata e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të muajit janar, janë shoqëruar me fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave mbi 100 persona në 24 orë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht me probleme nga konsumi i ushqimeve dhe virozave, të cilat po qarkullojnë në këtë periudhë, por nuk kanë munguar as rastet e traumave të ndryshme të shkaktuara nga aksidentet rrugore të ndodhura gjatë datave 1 dhe 2 janar.
Mjekja e Urgjences, Evisa Biba, thotë se pjesa më e madhe e rasteve janë përballuar me sukses në Lezhë, por nuk kanë munguar as pacientët të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Tiranë.
Gjatë kohës së festimeve të ndërrimit të viteve, fatmiresisht në Lezhë nuk ka patur persona të dëmtuar nga përdorimi i lëndëve piroteknike, ndërsa fluksi i shtuar i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit janar.