Fluks pushuesish në veri të vendit, Rama: Dajçi i Shkodrës, një copë parajse

Veriu i Shqipërisë ngelet destinacion shumë i vizituar nga turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook,  foto nga fshati turistik i Dajçit në Shkodër ndërsa shkruan se ky qytet i ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë.

Rama thekson se infrastruktura rrugore turistike apo rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme.

Lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë Veriu ynë, ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme.

E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë Turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës”, shkruan Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.