Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e pediatrisë – 350 vizita në 24 orë

350 fëmijë i janë drejtuar në 24 orët e fundit urgjencës pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Gastroenterite të shoqëruara me temperaturë dominuese në disa ditë por edhe infeksione respritore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, kanë qenë shqetësimet  kryesore.

Përveç infeksioneve gastrointerstinale, ajo që kemi vënë re gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe një predominancë dhe infeksione repiratore që ndryshe nga herët e tjera ku piku i këtyre infeksioneve nuk është karakteristike e stinës”, u shpreh pediatria e urgjencës ne  QSUT, Erigena Neziri.

Mjekët e këtij shërbimi thonë se fëmijët gjatë muajit korrik u preken edhe nga COVID dhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve , nëpër spitale do të rifuten sërish testet e COVID.

Paraditja shënon një fluks më të ulët se pasditja ku rëndesa vjen e shtohet gjatë natës. Mjekët e këtij shërbimi këshillojnë prindërit të mbajnë kontakte me mjekët e familjes dhe të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte pa u shëruar plotësisht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.