350 fëmijë i janë drejtuar në 24 orët e fundit urgjencës pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Gastroenterite të shoqëruara me temperaturë dominuese në disa ditë por edhe infeksione respritore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, kanë qenë shqetësimet kryesore.
“Përveç infeksioneve gastrointerstinale, ajo që kemi vënë re gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe një predominancë dhe infeksione repiratore që ndryshe nga herët e tjera ku piku i këtyre infeksioneve nuk është karakteristike e stinës”, u shpreh pediatria e urgjencës ne QSUT, Erigena Neziri.
Mjekët e këtij shërbimi thonë se fëmijët gjatë muajit korrik u preken edhe nga COVID dhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve , nëpër spitale do të rifuten sërish testet e COVID.
Paraditja shënon një fluks më të ulët se pasditja ku rëndesa vjen e shtohet gjatë natës. Mjekët e këtij shërbimi këshillojnë prindërit të mbajnë kontakte me mjekët e familjes dhe të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte pa u shëruar plotësisht.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.