Fluks virozash respiratore në qendrat shëndetësore, mjekët pediatër: Po qarkullojnë disa viruse njëherësh

Fluks virozash respiratore
Muaji nëntor shënoi rritje të infeksioneve virale dhe gastrointestinale nëpër qendrat shëndetësore dhe urgjencat mjekësore të vendit.
Mjekët e familjes thonë se përveç ngarkesës së lartë në vizita kjo sëmundshmëri është shoqëruar edhe me komplikacione.
“Qarkullojnë shumë variante virusi, të cilat nuk I kemi diagnostikuar se cili virus është, por që kanë vështirërisë e veta”, shprehet mjekja.
Mjekët referojnë simptomat kryesore që kanë shoqëruar fëmijët këto ditë.
Ajo që kthehet në shqetësim në shumë raste është bashkëshoqërimi i dy lloj viruseve në të njëjtën kohë e cila në këtë rast e bën të vështirë diferencimin e diagnozës.
Imuniteti pas kalimit të virozave tek fëmijët bie ndjeshëm dhe shpesh fëmijët në këtë gjendje duhet të përballen me ambientet kolektive të çerdheve dhe kopshteve ku përsëri qarkullojnë viroza respiratore.