Flutura Açka: S’më kanë lajmëruar për Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi: E kemi njoftuar
Deputetja Flutura Açka e cila nuk mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve, në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt, shkruan se nuk është njoftuar për këtë mbledhje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto të “e-mail-it” të saj, që tregon që nuk i ka ardhur asnjë njoftim.
Accka i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke shprehur se ka një batalion me sekretarë që i fshijnë këpucët.
“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, ka shkruar ajo.
Por nga tjetër përmes një dokumenti dërguar nga Kuvendi figuron edhe emri i Flutura Açkës, ndër emrat që iu është dërguar e-mail, për lajmërimin e konferencës së kryetarëve.