Categories: LajmePolitikë

Flutura Açka: S’më kanë lajmëruar për Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi: E kemi njoftuar

Deputetja Flutura Açka e cila nuk mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve, në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt, shkruan se nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto të “e-mail-it” të saj, që tregon që nuk i ka ardhur asnjë njoftim.

Accka i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke shprehur se ka një batalion me sekretarë që i fshijnë këpucët.

Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, ka shkruar ajo.

Por nga tjetër përmes një dokumenti dërguar nga Kuvendi figuron edhe emri i Flutura Açkës, ndër emrat që iu është dërguar e-mail, për lajmërimin e konferencës së kryetarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përmirësohet gjendja e papës, Ati i Shenjtë i shtruar në spital prej dy javësh

Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, tha Vatikani të premten, pasi…

52 minutes ago

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH mesazh urimi për besimtarët

Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…

55 minutes ago

Rama: Do ndërtojmë 2 spitale ultra-moderne gjatë mandatit të 4

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…

57 minutes ago

Situata në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve frenon prodhimin e energjisë

Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit…

59 minutes ago

Shqipëri-Izrael, marrëveshje në teknologji dhe inovacion! Rama: Krijojmë bankën digjitale më të madhe në rajon

Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…

1 hour ago

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.