Fluturimet ajrore, Danimarka vendos taksë për pasagjerët
Qeveria daneze po planifikon të vendosë një taksë të veçantë për pasagjerët në fluturime. Mesatarisht, taksa CO të ketë një çmim prej rreth 13 eurosh për fluturim, dhe fondet e grumbulluara do të përdoren, për të mbështetur tranzicionin e qëndrueshëm të industrisë së aviacionit.
Për fluturimet brenda Evropës, pasagjerët do të duhet të paguajnë një tarifë prej rreth tetë euro, për udhëtime më të gjata, për shembull në Nju Jork, rreth 32 euro dhe në Bangkok rreth 52 euro.
Danimarka nuk është i vetmi vend që ka vendosur të vendosë një taksë të tillë. Para saj, Gjermania dhe Suedia vendosën për një lëvizje të ngjashme.
Ministri danez i Transportit Thomas Danielsen njoftoi gjithashtu krijimin e një skeme të mbështetjes financiare me vlerë 107 milionë euro, e cila do t’u mundësojë aeroporteve dhe linjave ajrore të testojnë teknologji miqësore me mjedisin.
Qeveria daneze pret që me ndihmën e taksës së pasagjerëve ajror, buxheti i shtetit të rritet me 160 milionë euro shtesë deri 2030. Fondet do të përdoren për të mbështetur kalimin e industrisë së aviacionit në motorë më miqësorë me mjedisin dhe në aeroporte më të vogla që pritet të ndjejnë më shumë efektet e taksës.