RENEA OK
Forcat e policisë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion në rrugët e Shkodrës në kuadër të planit operacional të policisë së Shtetit. Kontrollet u ushtruan në mjete të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.Blutë e Shkodrës njoftojnë se gjatë kontrolleve u arrestua nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH e Shkodrës dhe RENEA, një 43-veçar pasi kishte terrorizuar banorët e zonës së Bardhajve në njësinë administrative Rrethina, duke qëlluar më armë në ajër. Në pranga ra Balil Murataj, i cili ishte në gjendje të dehur siç denoncuan banorët.Ai kishte qëlluar në ajër nga një makinë në ecje gjatë gjithë pasdites.Pas sinjalizimeve nga banorët e zonës, Policia e Shkodrës bëri arrestimin e tij dhe në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA, të cilat mundën ta neutralizojnë.Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s. Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap Balil Murataj që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri”.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.