Fokusi/ Asgjesohen mbi 5 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë
Policia vijon aksionin për rikontrollin e territorit në kuadër të megaoperacionit antikanabis “Fokusi”. Dy mijë efektivë, dhjetëra dronë dhe helikopterë janë angazhuar për rikontrollin e territorit.
Nga ky megaoperacion, policia bën me dije se janë asgjësuar 5241 bimë narkotike të kultivuara në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë.
“2 000 punonjës policie, dhjetëra dronë dhe helikopterë, për të rikontrolluar territorin, nga ajri dhe nga toka.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës që lamë pas, u asgjësuan 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë”, njofton policia.