“Fol Shqip”- Krasniqi për RTSH: Shumë gjuhëtarë i janë bashkuar nismës, të shmangim fjalët e huaja

“Fol Shqip” është nisma më e re që Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë, që synon të ndalojë përdorimin e fjalëve të huaja në media.

E ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, kryetarja e AMA-s,  Armela Krasniqi u shpreh se përdorimi i fjalëve të huaja po kthehet në një fenomen mjaft të përhapur në mediat audio-vizive dhe të shkruara. Krasniqi tha se kjo nisëm ka pë qellim ndërgjegjësimin e mediave dhe jo të bëjë “rolin e policit” me masa administrative.

“Domosdoshmëria për të ruajtur gjuhën tonë amtare është një nga objektivat kryesore të AMA-s. Askush nuk është puritan në fjalor, pasi të gjithë mund të themi fjalë të huaja, por ajo që ne si AMA vëmë re është se përdorimi i fjalëve të huaja po kthehen në një fenomen. Ne duhet të bëjmë një ndërgjegjësim, nuk është një masë administrative. Përdorimi i fjalëve të huaj vjen edhe si pasojë e neglizhencës, por duhet bërë kujdes pasi germa ë dhe ç, gjuha shqipe i njeh dhe duhen përdorur. Fjalët e huaja kanë sinonime pafund që mund të gjenden në gjuhën shqipe, por të gjithë e dimë që ka disa fjalë që do përdoren në gjuhë të huaj se janë fjalë për terma në fusha specifike të caktuara. Rregullatori nuk është një polic, por është një ndihmë për të gjithë tregun audioviziv në vend për të respektuar normat e gjuhës shqipe. Nëse ne përdorim kaq shumë fjalë të huaja brenda një fjalia, nuk është e kuptueshme për të gjitha moshat”, tha Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u shpreh gjithashtu se ka shumë gjuhëtarë që janë të interesuar për nismën dhe do të bashkëpunojnë jo vetëm për të gjetur fjalët shqip dhe shmangur të huaja por t’i futen problemit edhe më thellë në drejtshkrimin e saktë të gjuhës shqipe.

“Përdorimi i fjalëve të huaj është një dukuri që vihet re gjithandej. Ndihma me përshtatshmërinë e fjalëve të huaja në shqip do të vijojë çdo javë duke u publikuar shembuj të ndryshëm, ka disa gjuhëtar që duan t’i bashkohen kësaj nisme. Profesori Gjovalin Shkurtaj ishte një nga njerëzit e parë që e përshëndeti këtë nisëm dhe ka dëshirë të kontribuojë, jo vetëm në gjetjen e fjalëve të huaja, por t’i shkojmë pak më thellë fenomenit. Do shikojmë të gjitha gabimet e vazhdueshme që bëhen në mediat e shkruara dhe shkurtime titujsh të ndryshëm që duhet të kenë mënyrën e tyre dhe të gjitha këto do të publikohen javë pas javë dhe do të japi në rezultat”, tha Krasniqi.

Nga 1 janari ekipet e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve në AMA kanë nisur mbikëqyrjen e përdorimit të fjalëve të huaja nga radiot dhe televizionet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.