Fon der Lajen: Putini e shpejtoi kalimin tonë te energjia e gjelbër, ulëm varësinë nga Rusia

Europa ka sot siguri më të madhe energjetike dhe e ka ulur varësinë nga gazi dhe karburantet ruse për nevojat e saj.

Përpjekjet e [Vladimir] Putinit për të shantazhuar unionin tonë dështuan tërësisht. Përkundrazi, ai na shtyu të kalojmë më shpejt te energjia e gjelbër. Tani është koha të punojmë më ngushtë me anëtarët e ardhshëm të Unionit, siç është Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia,” tha të martën presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen).

Presidentja e bëri deklaratën gjatë aktivitetit për 50-vjetorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ajo iu referua luftës në Ukrainë dhe si ka ndikuar në planet e BE-së për energjinë.

1 në 5 njësie energjie që konsumoheshin në Bashkimin Europian vinin nga lëndët djegëse fosile. Sot raporti është 1 në 20. Kemi më shumë energji në tërësi nga burimet e rinovueshme në BE sesa nga Rusia,” u shpreh Fon der Lajen.

Me politikat e reja të BE-së synohet shfrytëzimi më i burimeve fosile të energjisë për të rritur më tej pavarësinë nga shtetet aziatike, si Kina. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri francez i Ekonomisë, Bruno lë Mer (o. Le Maire).

Automjetet elektrike, bateritë elektrike ose parqet e erës. Nëse varemi 80% nga Kina për litiumin, kobaltin ose materialet e rralla që gjenden në këto instrumente pa karbon, strategjia kombëtare është efektive dhe eficiente vetëm në kontekstin europian,” shtoi z. Lë Mer.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.